Të votojmë për komunën që e duam ne, e jo për komunën që e don BDI-ja. Ta lëmë BDI-në vetëm me Kërçovën!

IDRIZ SINANI

Po zhvillohet një fushatë e nxehtë politike në taborin shqiptar. Kandidatët e partive politike në çdo komunë shqiptare po i përmendin gati se problemet e njëjta si ujësjellësi, kanalizimi, infrastruktura, shkollat, çerdhet etj etj. Por a duheshte që këto probleme të zgjidheshin moti kohë, sepse të njëjtat nuk përmenden në komunat maqedonase sepse atje i kanë këto kushte elementare që komunat shqiptare nuk i kanë. Meritë e kujt është ky jo efikasitet në komunat shqiptare, kush duhet të bartë përgjegjësi që shqiptarët nuk i gëzojnë kushtet kyçe që të zhvillojnë një jetë normale. Dihet, është sekret publik më, emrin e ka BDI. Sepse shumica e komunave për më shumë se 10 vite udhëhiqen pikërisht nga kjo parti. Por e njëjta u dënua maksimalisht në zgjedhjet e 11 dhjetorit ku shqiptarët ia përgjysmuan deputetët. Vetëdijen e lartë qytetare nuk e pranon lehtë klika e BDI-së sepse tanimë në zgjedhjet lokale pritet të dënohet edhe më shumë. Kjo parti vite me radhë duke krijuar “banda” dhe duke mbjellur frikë të qytetarët kishte fituar në zgjedhje, por shpesh herë edhe me blerje të votave, që me frikë e dhunë mbajnë elektoratin e tyre dhe kultivojnë respekt për këto. Por shqiptarët duhet ti japin grushtin final kësaj partie më 15 tetor. Të krijojmë ne banda me laps e jo me kallash, sepse lapsi ka jetë të gjatë e jo kallashi. Me laps tu tregojmë se ne nuk jemi për komunën që ata duan. Ne duam dinjitet, infrastrukturë, kushte të mira, gjë që kjo parti nuk ka dëshmuar se këto mund ti realizoj vitet e kaluara, dhe për këtë duhet të jep llogari. Ti lëmë pa asnjë komunë, përveç Kërçovës. Por Kërçovën ta fitojnë shqiptarët e jo BDI-ja. Personalisht do apeloj dhe kontribuoj aq sa mundem që këtë komunë mos të ua lëmë në duar të maqedonasve dhe gjithë shqiptarët duhet të mobilizohemi dhe ta mbajmë në duar tona Uksanën tonë. Ndërsa në komunat tjera të fitojnë kandidatët racionalist dhe familjarë, që BDI nuk i ka me këto karakteristika kandidatët e vet. Me laps me 15 tetor të rrethojmë për komunë që e duam ne, dhe jo për komunën që dëshiron BDI, që e dimë se si është të jesh nën ombrellën e kësaj partie.