Të votosh me vetëdije

 

Të votojmë duke mos e ditur se për kë realisht jemi duke votuar, ky është halli më i madh i shqiptarëve. Sa kalojnë zgjedhjet dhe një periudhë kohore, dëshpërohemi nga partitë që kemi votuar vetë. Presim shumë,nuk fitojmë asgjë. Ky realitet nuk ndahet asnjëherë deri sa ne vetë nuk vetëdijësohemi se për kë zgjedhim të votojmë. Edhe jemi të pakënaqur nga gjendja e para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe sërisht votojmë të njetit që janë faktorë të pakënaqësisë tonë.Nëse nuk jemi të kënaqur nga partia që kemi votuar me vite, populli mund ti përgjigjet partisë përmesë votimit duke mos vazhduar ta votojë të njejtën. Qytetarët e Maqedonisë tani e kanë radhën ta dëshmojnë vetën në votimet e zgjedhjeve lokale, ta tregojnë vetëdijen e tyre për ti thënë boll më politikave të deritanishme.Nëse duam komunën tonë ta ndryshojmë, si instutionalisht ashtu edhe në infrastrukturë, e deri tek uji i pa ndotur duhet ndaluar ti votojmë të njejtat parti, le tju japim hapësir partive dhe kandidatëve të rinj,nga radhët e partive shqiptare që kanë platformë qytetare për ta zhvilluar komunën dhe qytetin. Përfundimisht duhet ta ndryshojmë mendësinë politike. Të mësohemi të votojmë sipas mendjes jo sipas asaj se partia ka thënë na votoni neve. Vota jonë është e drejta jonë personale se kë e votojmë, e jo e partisë.

 

Shkruan:Nexhibe Emini