Tetova pa ujë të pijshëm, Teuta Arifi “rrezitet” në Greqi

Tetova pa ujë të pijshëm, Teuta Arifi “rrezitet” në Greqi

Temperaturat e larta të cilat ditëve të fundit kanë arritur fazën portokalli, kanë gjetur qytetin e Tetovës pa ujë të pijshëm. Një pjesë e madhe e këtij qyteti tash më një periudhë të gjatë ballafaqohet me problemin e ujësjellësit. Këtë e konfirmojnë edhe banorët, të cilët thonë se problemi me ujin është shumëvjeçar, transmeton Shenja.

Të përballur me këtë situatë, banorët janë të detyruar që në këto temperatura të larta, të ecin me kilometra për t’u furnizuar me ujë nëpër burimet. Ndërsa, në lidhje me këtë çështje, ata akuzojnë autoritete për të cilët thonë se nuk kanë punuar për të zgjidhur këtë problematikë dhe as për të realizuar premtimet e dhëna.

10 tendera, krimi madh, komuna bankrot. Akoma shkojnë me avazin e vjetër. Kujt t’i ankohemi nuk ka shtet këtu. Zonja Arifi nuk merret me komunë, kot presim ta hjekim nga Tetova. Asnjë refromë nuk është bërë në Tetovë. Jo vetëm uji, ndërmarrja publike në Tetovë JPK duhet të privatizohet menjëherë. Aty ka njerëznuk merret vesht kush punon, kush hanë dhe kush pi. Të hollat i marrin, i kërkojnë, me kanalizim, me ujë, ndërsa asnjëherë nuk realizohet. 4 vjet vetëm premtime të kota”.

Ndërkohë, nga ndërmarrja publike për ujësjellës, janë arsyetuar se për shkak të keqpërdorimi nga ana e qytetarëve janë detyruar që të vendosin për ndërprerjen e ujit në periudha të caktuara të ditës. Nga autoritetet komunale nuk kanë dhënë përgjigje për këtë problem.

Por nga ana tjetër, kryetarja e komunës, Teuta Arifi të nxehtin tropical po e përballon nga bregdeti grek. Sipas portalit “dokazm”, kryetarja Arifi po qëndron këtyre ditëve në plazhin elitor Kallamitsi, e cila është shpallur më e mira në Greqi dhe se çmim për qëndrim për një ditë është deri në 130 euro. Portali ka siguruar edhe fotografi të Teuta Arifit.


Related Articles

Shikoni si policia ia gjeti Vetëvendosjes armatimin në bodrume (Video)

\r\nNga aksioni i plotë i policisë i zhviluar më 1 shtator kur u gjetën dhe konfiskuan koktej molotovi dhe mjete

Gashi i drejtohet VMRO-së: Thirrni mendjes, të zgjidhim krizën

Disa ditë ne grupi parlamentar i Lëvizjes Besa nuk dëshiron të harxhon kohë sepse jemi në një situatë prej të

Autobusi nga Maqedonia digjet në Greqi, ja çfarë ndodhi

Një autobus i një agjencie turistike të Maqedonisë sot pasdite u përfshi nga flakët në Greqi rrugës për në Halkidiki,