Theret me thikë një i ri në Tetovë

Dy të mitur nga Tetova mbrëmë janë rrahur, pas ç’farë njëri me thikë tjetrit i ka shkaktuar plagë me thikë në stomak dhe ka ikur. Më vonë së bashku me prindin është paraqitur në polici dhe e ka dorëzuar thikën.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, për shkak të raporteve të prishura të ndërsjella të të miturve.

Në rrahjen, 16 vjeçari me thikë i ka shkaktuar plagë me thikë në pjesën e stomakut 17 vjeçarit, pastaj ka ikur, ndërsa i lënduari është transferuar në Qendrën mjekësore Tetovë, ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

SPB Tetovë ndërmer masa për ndriçimin dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas çfarë do të ngritet kallëzim përkatës.