Tirana edhe një goditje Shkupit: Nuk përzihemi në punët e Maqedonisë

Tirana edhe një goditje Shkupit: Nuk përzihemi në punët e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili qëndron në Uashington, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana dhe se Shqipëria nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.

Bushati, i cili ka qenë mysafir në Fondin gjerman të Marshallit, thotë se është gabim që Deklarata politike shqiptare të quhet platformë e Tiranës, duke shtuar se Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni, por këshillon në mënyrë miqësore.

“Nuk është e saktë të thuhet se ka platformë të Tiranës. Nuk ka platformë të Tiranës. Ka një platformë të partive politike shqiptare, për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe jemi shumë të kujdesshëm gjatë këshillimit në mënyrë miqësore”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.


Related Articles

Kumanovë: Rrugët e lagjeve shqiptare të mjerueshme, autoritetet heshtin (FOTO)

Fotot e mëposhtme nuk janë ta fotografuara në ndonjë fshatë të Afrikës, por janë rrugë të qytetit të Kumanovës, konkretisht

Truproja që mbrojti deputetët nga huliganët (FOTO)

Fotografi të tjera vazhdojnë të dalin brenda Parlamentit të Maqedonisë atje ku protestues kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit që

Talat Xhaferi ju flet maqedonisht edhe nga Podgorica, dëgjone! (Video)

Maqedonia mund të mësoj nga Mali i Zi, anëtari më i ri i NATO-së, që është i gatshëm ta ndihmoj