Copy Code

Titanik 2 do të lundrojë këtë vit – ja çfarë e dallon nga origjinali (Video)

Ky version i ri i anijes quhet Titanik 2, dhe ajo u krijua nga ideja e një miliarderi nga Australia, Clive Palmer dhe kompania e tij “Blue Star Line”.

Edhe pse kjo anije do të duket pothuajse identike me atë të vitit 1912, do të jetë katër metra më e gjerë dhe më e sigurt.

Siç raportojnë mediat e huaja, anija e re do të jetë ndryshe nga origjinali pasi që do të ketë gjithashtu anije të mjaftueshme për evakuim.

Ajo do të jetë 270 metra e gjatë, 53 metra e lartë dhe peshon 40.000 ton, sipas Belfast Telegraph.

Si Titaniku i parë edhe ky do të ketë bileta për klasën e parë, të dytë dhe të tretë.

Gjithashtu, do të ketë nëntë kate me 840 kabina, të cilat do të jenë në gjendje për të akomoduar 2,400 pasagjerë dhe 900 anëtarë të ekuipazhit.

E reja e kësaj anije udhëtimi është se disponon edhe banja turke, një pishinë dhe një palestër.

“Titaniku i ri, natyrisht, do të ketë procedura moderne për evakuim, kontrollin satelitor, navigacion dixhital, sistem radar dhe çdo gjë që ju do të prisnit në shekullin e 21”, ka thënë James McDonald, drejtor i marketingut i kompanisë në fjalë.

Udhëtimi i parë pritet të realizohet këtë vit nga provinca kineze e Jiangsu për në Dubai.

Rikujtojmë se Titaniku origjinal u mbyt në lundrimin e parë në vitin 1912, pasi u përplas me një ajsberg në Atlantikun e Veriut, ku vdiqën 1.500 pasagjerë, mes të cilëve kishte edhe anëtarë të ekuipazhit.