Copy Code

Top lidershipi dhe menaxhimi me krizën në Besa

Rezultatet e Lëvizjes Besa në zgjedhjet e fundit nuk ishin në pajtueshmëri me pritjet e strukturave partiake. Parashtrohet pyetja se çka nënkuptojmë me kete papajtueshmëri. Nëse i marrim për model rezultatet e zgjedhjeve parlamentare do te kishte qenë e logjikshme që numri i votuesve për Besën të rritej. Por kjo nuk ndodhi. Sipas analizave objektive, përgjegjësia bie në top lidershipin e saj. Këta gabime të lidershipit mund të analizohen në disa aspekte: mosrespektimi i politikave partiake, ndryshimi i përditshëm i politikbërjes, mosvendosmëria në analizimin objektiv të situatës politike për formimin e qeverisë, gabimet e thella organizative dhe në politikat kadrovike, strategjia e gabuar parazgjedhore, karrierizmi te një numër i caktuar i individëve si dhe ambiciet personale para interesave partiake. Krejt këta simptome të çojnë në një solucion dhe i cili është riformatimi i top lidershipit dhe kthimi te politika autentike partiake e Besës. Përveç kësaj, nevojitet edhe një konsolidim organizativ dhe kthim te baza programore e partisë. Pjesa dërmuese e themeluesve të partisë janë iniciatorë të reformave partiake dhe janë për poltikë konsistente dhe autoktone. Krejt këta dilema do zgjidhen në Kongresin e partisë, pas së cilit Besa do të vazhdojë me politikën e saj autentike.