Tragjedi shqiptare në Gjermani, Burri vet gruan dhe djalin e tij…

Tragjedi shqiptare në Gjermani, Burri vet gruan dhe djalin e tij…

0\r\nNjë vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari Ajet K., 40 vjeç, për të cilin nuk tregohet se nga cili qytet i Kosovës është me origjinë, ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit Aulonit. \r\n\r\nPara se Ajet K. të shtinte me armë mbi gruan dhe njërin fëmijë, bashkëshortja e tij kishte arritur ta lajmëronte policinë. Sipas medieve gjermane, edhe fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe kishin lajmëruar policinë, e cila disa minuta më vonë kishte arritur dhe i kishte gjetur të vdekur djalin pesëvjeçar dhe të atin, babanë e tij. Nëna e fëmijës ishte e plagosur dhe në gjendje të rrezikut për jetën. Ndërsa djali tjetër, Ronarti, dy vjeç, nuk kishte lëndime dhe tani për të përkujdeset një ekip për intervenime në kriza, transmeton portali Zhurnal. \r\n\r\n“Motivi ende nuk është absolutisht i qartë”, tha një zëdhënës policie. Sipas policisë, familja tashmë një kohë jetonte e ndarë. Se si kishte hyrë burri në banesën e katit përdhes, është ende e paqartë. “Është e mundshme që ai donte ta vizitonte familjen e tij dhe gruaja t’ia ketë hapur derën. Por, ky është vetëm një supozim”, tha zëdhënësi i policisë.

loading...

Related Articles

Hajdutët gjejnë mënyrën perfekte për të vjedhur telefonat nëpër kafene (Video)

Një burrë i afrohet një femrës në një kafene dhe e pyet diçka para se të largohet. Momenti i bashkëbisedimit

Çifti zviceran prish kurorën, për t’ia “ndreqë” letrat Zenunit dhe Bukurijes nga Kosova

Pothuajse tridhjetë vite ka zgjatur bashkëshortësia e lumtur e çiftit zviceran Yolanda (62) dhe Werner A. (66) nga Neckertali i

Shpend Ahmeti : “Rrezultati eshte spektakolar, pra nuk do te behet asgje pa Levizjen Vetevendosje

Pas daljes së Exit Pollit Shpend Ahmeti tha se rrezultati eshte spektakolar, pra nuk do te behet asgje pa Levizjen