Treni përplas veturën në të cilën ishte gruaja shtatzënë dhe një fëmijë (Video, +18)

Një aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur në Rusi në afërsi të qytetit Kaliningrad, ku një tren është përplasur me një veturë.

Raportohet se veturën po e ngiste një shtatzënë 24-vjeçe, e cila ka pranuar se për shkak të rrugës së rrëshqitshme nga bora nuk ka mundur të frenojë.
Për fat të mirë foshnja që ishte brenda veturës ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, ndërsa shtatzëna në momentin e përplasjes ka humbur vetëdijen.

Edhe pse makinisti kishte parë me kohë veturën, ai ishte munduar përmes sirenës ta paralajmërojë, por vetura nuk ishte ndalur dhe si pasojë përfundoi dhjetëra metra larg hekurudhës.

Por duket se edhe në hekurudhë nuk kishte ndonjë rampë mbrojtëse, për ta parandaluar gruan të niset në drejtim të hekurudhës.

http://