UEFA u ‘bie kokës’ serbëve për fyerjet ndaj shqiptarëve (Video)

FIFA e ka dënuar federatën serbe të futbollit me 160.000 franga zvicerane për incidentet që përfshijnë tifozët në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, të zhvilluara në muajin e kaluar.

Sipas organizatës më të madhe të futbollit, parulla politike dhe diskriminuese janë shfaqur në ndeshjet kundër Austrisë (në udhëtim) dhe ndaj Gjeorgjisë (si vendas).

Gjoba përfshin një sërë incidentesh duke i përfshirë edhe koret politike në Vjenë. Tifozët serbë janë xhiruar duke bërë thirrje kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

FIFA njëherësh i ka gjobitur edhe pesë federata tjera për kore kundër homoseksualëve që kryesisht janë dëgjuar në Amerikën Latine.

Argjentina është dënuar me 40.000 franga zvicerane, Peruja me 25.000 franga zvicerane, Kili me 20.000 franga zvicerane, Brazili dhe Meksika me nga 10.000 franga zvicerane.

Kore të ngjashme ishin thirrur edhe gjatë ndeshjes ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.

Mirëpo, zëdhënësja e klubit serb u kishte thënë gazetarëve, se ishin ndaluar koret kundër Shqipërisë, derisa ato për Kosovën lejoheshin, pasi sipas saj

“Thirrjet për Kosovën nuk konsiderohen problematike nga UEFA, ndërsa tifozët kanë të drejtë të brohorasin se Kosova është e Serbisë”, pati deklaruar ajo.