Vargjet e Goldit për nënën e vdekur në Burma përlotin të gjithë

Reperi i njohur, Gold Ag është prekur tejmase nga një fotografi që po qarkullon në interenet dhe e njejta besohet se është bërë në Burma, aty ky më të madhe po vriten myslimanët.

Fotoja që ka tronditur botën është bërë në momenin kur mbi nënën e vdekur thithë gjirin fëmija i saj, shkruan Magazina.al.

Ky imazh që flet për tmerrin mbi popullësinë myslimane në Burma; vend ky në kufi me Indinë dhe Banglladeshin, ka tronditur reperin kosovar i cili si reagim ndaj asaj që ka parë ka bërë një tekst mjaft prekës për nënën e vdekur dhe fëmijën që nuk e ka të sigurtë jetën, shkruan Magazina.al

 “Çohu nanë e ma jep pak gjirin. A m’ke than se m’ke djal ma t’mirin. Fole ni fjal pash lotin tim. Se ti mu m’ke pas të vetmin gëzim”, është njëri nga vargjet e kësaj poezie që Goldi e ka publikuar në Facebook.

Çohu nanë pse vet m’ke lanë
N’krahët e tu pse spo më mbanë
Aromën tënde hala po e ndi
Edhe pse trupi krejt tu ka ngri.

Çohu nanë e ma jep pak gjirin
A m’ke than se m’ke djal ma t’mirin
Fole ni fjal pash lotin tim
Se ti mu m’ke pas të vetmin gëzim.

Po e shoh se ti jetë paske ndrru
Pse nuk më more me vete mu
Pse nuk më more me vete krejt
Më mirë në dhe së n’këtë botë t’pa drejtë.

Thuaj nanë Zotit pash dhimbjen time
Thuaj se fëmijët nuk kan më gëzime
Si terrorist bota na njeh 
Por kur t’na vrasin ajo nuk sheh.

Thuaj nanë Zotit se krejt na sulmojnë
Na vrasin na presin veç pse besojmë
Një vend afër teje ma ruaj ngat
Se as unë moj nanë nuk e kam gjat.

TURPI QOFTË MBI ATA QË I MBYLLIN SYTË KUR VRAHEN NJERËZIT E PAFAJSHËM.

Autor Arian AGUSHI