Vdes i burgosuri, nën hetim oficeri që duhet ta ruante

Ka ndërruar jetë në spitalin e Krujës një 49-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Zaharisë.

Sipas mjekëve zemra e F.A. nga Pogradeci ka pushuar rreth rreth orës 06:10. Policia bën me dije se ai është transportuar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake në qeli.

Por një ndërhyrje më e shpejtë burgut mund të kishte shpëtuar jetën e 49-vjeccarit. Hipoteza del nga një procedim që ka nisur policia e Krujës ndaj D.C., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie i regjimit të brendshëm në burgun e Zaharisë.

Në ngarkim të tij, materialet hetimore u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për “shpërdorim detyre”.

Burime nga Policia sqaruan për “SYRI.net” se oficeri D.C. kishte për detyrë që të vëzhgonte F.A., të burgosurin me mjekim të detyrueshëm, pasi vuante nga probleme shëndetësore.