VIDEO/ Bes Kallaku na zbulon se çfarë i dha Ija para ‘Këngës Magjike’

Aktori i humorit Bes Kallaku do të jetë sonte pjesë e këngës magjike si moderator, bashkë me Ardit Gjebrenë, Erion Isain, Arjola Shehun dhe Nevina Shtyllën.

Të gjithë së bashku me siguri për tre netë do të sjellin spektakël dhe humor. Besi duket se po përgatitet shumë për këtë natë. Përmes një video në Instagram, Besi ka treguar edhe porosinë e Ijes para natës së parë të Këngës Magjike.

Një shportë me hudhra i ka dhënë gjyshja me vete Besit, për të mos e marrë mësysh sonte. Një zgjedhje e zgjuar kjo e gjyshes së Besit. Ne i urojmë fat sonte Besit dhe gjithë kastit…

@mobileshop_rrugakavajes

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on