Vidhet shtëpia e ministrit, dalin thasët me para, policia fsheh ngjarjen?!

Gazeta partiake Rilindja Demokratike raporton sot për një ngjarje të rëndë kriminale, por që sipas saj po fshihet nga policia. Sipas RD-së: “Një nga shtëpitë e ministrit të afërt të Ramës, Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës së djeshme.

Shtëpia gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë nxjerr prej ande thasë me para. Policia po e fsheh këtë ngjarje”.

Nuk dihet sa i vertetë është ky informacion që transmeton RD-ja, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka reguar ende dhe nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për vjedhje banese tek rruga Fortuzi, aq më pak shtëpia e një ministri.