Vuçiq refuzon të fotografohet me Thaçin e Mustafën? (VIDEO)

Sipas videos zyrtare të publikuar nga Zyra e Përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duket të ketë ngurruar të dalë në fotografi bashkë me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Këtë ngurrim e shton vetë Mogherini duke i thënë zëshëm Vuçiqit “Është në rregull” pothuajse me lutje.

Kryeministri serb i relaksuar dhe i vetmi pa kravatë në këtë takim më në fund iu bashkua ekipit negociator.

Pamje nga takimi by kohanet