Zbulohet personi që përhapi lajmin për vdekjen e këngëtarit, Sabri Fejzullahu,është nga Maqedonia (Video)

Para pak ditësh u publikuan disa lajme kinse Sabri Fejzullahu kishte ndërruar jetë, e që kishte bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Për këto lajme të rreme kishin reaguar, reja e Sabri Fejzullahut dhe vajza e tij Bulza e cila jeton prej kohësh në Amerikë.

Por, vetë Sabriu tha se ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk do vdiste derisa të vendoste zoti për këtë.

Ndërsa, i ftuar në emisionin ‘ 1 kafe prej shpisë ‘, Sabriu është shprehur se lajmin e ka përhapur një person nga Maqedonia ,por që emrin e tij nuk e ka bërë publike.

“Dyshimi është që është dikush në Maqedoni, një person që gjthmonë shpik gjëra të tilla për mua”, tha këngëtari.

Shikoni videon e mëposhtme.