Ziadin Sela je politikan por jo patriot

Urim SALIHU

E vetmja gjë që kam ndjerë keqardhje për Ziadin Selën ka qenë nata e tmerrshme e 27 prillit.As më herët dhe as më pas, kurrë nuk kam patur respekt për politikat e tij. Në politikë vjen me mision dhe jo gëlltitësh fjalët tua.Ka shumë video të tij që njerëzit duhet t’i dëgjojnë me vëmendje kundër Besës, PDSH-së BDI-së dhe më pas….Dikur e quante Thaçin kryetar, idhull, më pas diktator.Të qëndronte me Thaçin dy muaj, qoftë edhe dy vjet dhe të ikte unë do isha i pari që do shkoja me të.Por ai qëndroi me vite, shijoi gjithë postet që mund t’i ketë një njeri në politikë dhe ia mbathi. Në vrullin më të madh kur të gjithë ishim ngritur para disa vitesh t’a rrëzojmë BDI-në ai në kulmin e fushatës, iku.Iku nga PDSH pas kaq vitesh dhe donte t’u tregonte të tjerëve se ishte një patriot , por partiotët nuk rrijnë me “diktatorët” me vite dhe në fund t’i akuzojnë për t’u dukur sikur nuk kanë vetë përgjegjësi por ata.Por edhe Thaçi qe fajtor që i dha kaq pushtet një njeriu që vinte nga një zonë anonime dhe se njihte askush.Thaçit nuk ia falim sepse ai mbajti Selën dhe shumë Sela të tjerë afër , u dha pushtet dhe ata i dhanë thikë pas shpine.
Por jepja dorën, ai është në pushtet dhe akuzues i pushteit njëkohësisht , akuzues i vetvetes.Rast i rrallë …

” E reja do të ngadhënjejë mbi të vjetrën” sa bukur tingëllon kjo.Këtë e duam edhe ne.Këtë e duam të gjithë .Por z. Sela edhe ti je e vjetra në politikë.Edhe ti je pjesë e tavolinave të BDI-së dhe PDSH-së në kulacin e përfitimeve.S’ke si e fsheh këtë.Ata parti që ti i etiketon si antikombëtare të bën deputetë, kryetar komune.Pse nuk i braktise këto poste ku vota e BDI-së dhe PDSH-së është e pistë.Apo të pëlqente atë kohë .Lakmia e pushtetit të verbon ashtu sic t’i i ke verbuar njerëzit që të besojnë se vërtetë t’i je patrioti.Ti je vetëm politikani dhe jo më patrioti.Në fakt patrioti ishe vetëm natën e 27 prillit, atë kohë kur të gjithë ndjemë keqardhje.Atë natë që s’duam askujt t’i ndodhë.Pjesa tjetër është lakmia e pushtetit , e atij pushteti që t’i rriti votat sepse në fund të fundit i pari nuk dole.I dyti, i treti, i katëri në politikë dihet ku e kanë vendin.
Bashkimi pasi të ketë ndodhur stuhia politike, pasi partisë tënde bashkë me Besën, BDI-në dhe PDSH-së një parti maqedone ua morri para syve mijëra vota, duke ua pushtuar terrenet, për cfarë fitoresh dhe uniteti flisni?!

Bashkimi me Besën sikur të ndodhte në dhjetorin e vitit të kaluar do ishte vërtetë politika e së resë që duhej të fitonte, por ju nuk dilni të tregoni se kush nuk u la të bashkoheni.Ju keni të gjithë grimca fitoresh dhe këtë bashkim e bëni jo për këto zgjedhje , por për ato që do vijnë pa e besuar se një parti tjetër do vijë në skenë.Një parti shumë më e pastër se e gjithë juve bashkë.
Një parti që asnjë nga ju që jeni në këtë tragjedi politike si protagonistët ku u pushtoi maqedonizmi në zonat shqiptare .Ju ditët të mundni vetëm njëri-tjetrin , por ama vetëm njëri-tjetrin, ndërsa pushtimin maqedonas e harroni sepse të gjithë ju bashkë erdhët në politikë si të përçarë dhe ju kurrë s’bëheni bashkë në emër të kauzës shqiptare, aq më tepër kur zbritët nga Monteveresti politik në një copë posti komune që në përmasat e një lideri që flet për kauzat e mëdha, kjo është e kundërta e saj.

Por a keni forcë që ju të luftoni në emër të drejtësisë, ëndrrave shqiptare që janë shumë më të mëdha se përmasat tuaja politike , kur lideri kthehet në një Komunë nga frika e përgjegjësive , këtë do t’a shohim .