Zvicra e shqiptarëve siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”

Kombëtarja e Zvicrës dje ka barazuar pa gola (0-0) në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e dytë të “Play-Off”it, por ka arritur të kualifikohet për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” falë fitores 1-0 si mysafirë.

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë helvetikëve që rrezikuan disa herë për ta gjetur golin epërsisë.

Rastet më të mira ishin ai i Haris Seferovic (6’) dhe Xherdan Shaqirit (25’), por që në të dy rastet nuk u gjet goli dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.