1 vit pa Rexhep Çelikun

Sot bëhen një vit prej ndarjes nga jeta e mjeshtrit të madh të valles shqipe Rexhep Çeliku.

Rexhep Çeliku u lind më 19 korrik të vitit 1954. Zemra e mjeshtrit të madhë të valles shqipe pushojë së rrahuri në mëngjesin e së premtes më 12 janar të vitit të kaluar, pa i mbushur 64 vite.

Nga viti 1976 ishte solist dhe më vonë edhe koreograf i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në repertorin e tij numëron rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin” dhe me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta pak dite para ndarjes së tij nga jeta.

Kujtojmë se Rexhep Çeliku po ashtu ka dhënë kontribut të madh edhe në Ansamblet amatore të Maqedonisë, në përgaditjen e shumë koreografive të cilat edhe në ditët e sodit interpretohen nga ana e tyre./Gazeta Lajm

Vallja Kreshnikët e Lirisë (solist: Rexhep Çeliku)