Copy Code

A do të kërkohet përgjegjësi nga Hari Kostov, Branko Bojçevski dhe Zoran Verushevski për rastin e “Sopotit”?!

Pas vendimit të gjykatës, 12 anëtarët të cilët para 15 viteve ishin dënuar me mbi 156 vjet burg vetëm në bazë të dëshmisë së bashkëfshatarit të tyre Ramadan Bajrami, dëshmi kjo e siguruar nëpërmjet ushtrimit të dhunës ndaj tij nga inspektorë të policisë, sot u liruan përfundimisht. E gjithë kjo shtatë muaj pasi lënda e tyre u kthye në rigjykim, shkruan “Deneshen Vesnik”.

Vallë deklaratat e Prokurores publike Katica Janeva, vërtetojnë se udhëheqësia e atëhershme e MPB-së, për gjithë këto vite me radhë ka udhëhequr hetim joprofesional duke akuzuar njerëz të pafajshëm duke i privuar nga liria 12 anëtarë që tani më është bërë e qartë se nuk kanë qenë fajtor.

Tani shtrohet pyetja se “A do të kërkohet përgjegjësi nga ish ministri i atëhershëm i MPB-së, Hari Kostov , drejtori i byrosë për siguri publike Branko Bojçevski, dhe drejtori i atëhershëm për siguri shtetërore Zoran Verushevski mbi punën joprofesionale dhe shpërdorim të detyrës.