Admirim Haliti: Kemi realizuar dy qëllimet kryesore me Ministrinë e Kulturës

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Admirim Haliti, sonte ka qenë i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat M ku është diskutuar për aktualitetin politik. Zotëri Haliti duke folur për punën e Ministrisë së Kulturës u shpreh: Me punën dhe përkushtimin tonë në Ministrisë e Kulturës plotësisht i kemi realizuar dy targetet tona kryesore: rritjen e buxhetit për kulturën shqiptare, këtë vit mbi 40% e buxhetit të kulturës ka shkuar për kulturën shqiptare; dhe kemi arritur që mbi 3000 punonjësve të kulturës t’ua rrisim rrogat, me çka punonjësit shqiptarë do të marrin rroga të barabarta me kolegët e tyre maqedonas.