Afrim Gashi: Alternativa e themeloi teatrin e Gostivarit

Afrim Gashi: Alternativa e themeloi teatrin e Gostivarit

Sonte në emisionin Click Plus në TV 21 Maqedoni ishte mysafir kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Me këtë rast ai u pyet edhe për punët konkrete që i ka bërë Alternativa.
Përkitazi me këtë Gashi tha: “Po e përmend së paku një institucion si teatri i Gostivarit, i cili do të mbetet përgjithmonë aty. Dhe, kjo u bë sigurisht falë nesh dhe ministrit Asaf Ademi”, përfundoi ai.