Afrim Gashi: Alternativa është vazhdim i projektit “Lëvizja Besa” e themeluar më 2014

 

Sonte kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte mysafir në emisionin “Rruga drejt” të TV Alsat-M, ku u pyet se a është dorëzuar me humbjen e lëndës në gjykatë apo ka krijuar subjekt të ri Me këtë rast ai tha se: “Alternativa është vazhdim i projektit “Lëvizja Besa” e themeluar më 2014. Aty janë njerëzit, ideatorët, strukturat, programi. Ka ndryshuar vetëm emri, për shkak se gjykatat e kapura nga politika vendosën ashtu”.