Afrim Gashi: Alternativa tanimë është parti e regjistruar

Kryetari i partisë Alternativa sonte ka qenë i ftuar në emisionin Studio e hapur në Tv Shenja. Temë diskutimi e këtij emisioni përpos zhvillimeve aktuale politike, kanë qenë edhe zhvillimet në kuadër të partisë Alternativa. Kryetari Gashi me këtë rast ka njoftuar opinionin e gjerë se Alternativa tanimë është regjistruar në regjistrin qendror për parti politike dhe me këtë është edhe pjesë formale e skenës politike në Maqedoni.