Afrim Gashi: Asaf Ademi shembulli i ministrit që kujdeset për buxhetin e ministrisë më shumë se për buxhetin e tij familjar

 

Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA është tashmë shembulli i ministrit që kujdeset për buxhetin e ministrisë më shumë se për buxhetin e tij familjar, shembulli i ministrit që e lufton korrupsionin me të gjitha mjetet dhe shembulli i ministrit që të punësuarit në Ministri nuk i sheh nën optikën politike, por vetëm si profesionistë. Kështu, pas shumë viteve mospërfillje, shumë administratorë të Ministrisë së Kulturës tashmë janë avancuar, pa i pyetur kush se të cilës parti janë. Më në fund e ndaluam hakmarrjen politike dhe për këtë e përgëzoj ministrin Asaf Ademi, i cili është përfaqësimi më autentik dhe më i saktë i identitetit të Lëvizjes BESA