Afrim Gashi: Asnjë i punësuar nuk u ka borxh partive politike

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sonte ishte mysafir në emisionin Click Plus në TV 21 Maqedoni me gazetarin Fatmir Aliu.
Me këtë rast ai tha se: “Asnjë i punësuar që punësohet në administratën shtetërore nuk i ka borxh asnjë partie politike. Ai është punësuar aty falë meritës dhe aftësisë së tij”.