Afrim Gashi: Asnjëherë nuk mund ta tjetërsosh pronarin e idesë

 

“Nuk mund ta burgosësh mendjen, nuk mund ta tjetërsosh pronarin e idesë. “Eureka” mund të bërtasë gjithkush sot, por Arkimedi mbetet pronari i asaj thënie. Ose, “I have a dream” (Unë kam një ëndërr) sot mund të thotë gjithkush, por MartinLuterKingumbetet përgjithmonë autori thënies, madje edhe i ëndrrës. Andaj, të dashur të pranishëm, pavarësisht se kush e përdor emrin që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor programin që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor idenë që ne e prodhuam, ata asnjëherë nuk bëhen zotërinj e pronarë të saj. Emrat e tyre kanë atribut tjetër, por për shkak të kujdesit ndaj fjalës, po e kursej veten dhe juve”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.