Copy Code

Afrim Gashi: Çështja shqiptare nuk duhet të zgjidhet me përvjedhje, por me Ridefinim

 

 

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sonte ishte në intervistë në TV Klan Maqedoni me gazetarin Seladin Xhezairi, ku – mes tjerash – ishte i pyetur edhe  për atë se a do të propozojë dhe mbështesë Lëvizja BESA ndryshime kushtetuese në interes të shqiptarëve në Maqedoni.

Përkitazi me këtë ai tha se: “Çështja shqiptare në Maqedoni nuk duhet të jetë objekt i kushtëzimeve dhe detyrimeve, veçmas kur kemi para nesh një palë që janë gati të sabotojnë gjithë procesin e integrimit.”

“Mendoj se çështja shqiptare në Maqedoni duhet të zgjidhet përmes një dialogu, që nënkupton Ridefinimin e Maqedonisë, që realitetit shoqëror të reflektojë edhe në realitetin politik”, tha ai.

“Çështja shqiptare nuk duhet të zgjidhet me përvjedhje, por me Ridefinim”, përfundoi ai.