Afrim Gashi: Derisa ne bënim betejë me të gjithë në zgjedhjet lokale, pas shpinës sonë ishin bërë beteja të tjera

 

 

“Kur e patëm filluar, në krye të herës, ndërtimin e konceptit politik, që ne e quajtëm Lëvizja Besa, për shkak të besimit të madh që kishim mes vete dhe për shkak të dashurisë së madhe që e ushqenim për mirëqenien e këtij populli, kishim ëndërruar se të gjithë që ishin në atë vijë të betejës ishin të një mendjeje me ne. Dhe, pastaj të gjithë e dini se çfarë ndodhi. Derisa ne bënim betejë me të gjithë në zgjedhjet lokale, pas shpinës sonë ishin bërë beteja të tjera. Në të vërtetë, një ide që e kishim menduar ndër vite dhe që e kishim pjekur pas shumë studimeve e konsultimeve, dikush erdhi ta përvetësojë dhe, madje, marifete pas marifeti, duke ndikuar edhe në gjykata e duke kushtëzuar procese gjeopolitike, synoi që ta rrënojë atë që ne e kishim ndërtuar. Zaten, në botë rrënuesit gjithmonë ka qenë habia e historisë”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.