Afrim Gashi: Duhet të flasim për zhvillimin, sepse ndërkohë po na ikin qytetarët

 

Duke qenë mysafir në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se: “Ridefinimi është i shëndetshëm për funksionalizimin e shtetit. Ky duhet të vijë përmes një dialogu mes faktorëve politikë. Ridefinimi është aty, në programin tonë. Por, duke i parë nevojat momentale, kemi vendosur që aktualisht më shumë të flasim me gjuhën e zhvillimit, sepse mendojmë se kjo është nevojë akute, për arsye se ndërkohë po na ikin qytetarët.”