Afrim Gashi: Europa është lidere e vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes

 

Vlerat evropiane, për të cilat ne kemi mësuar dhe me të cilat ne jemi edukuar, janë diversiteti, paqja, liria, demokracia, vlera këto mbi të cilat zbukurohet ose ngrihet qenia njerëzore. Këtë e kemi gjetur në truallin europian, ajo është Europa, kontinenti që është lider i këtyre vlerave. Unë do të doja që Austria t’i ngrejë këto vlera, t’i avancojë dhe të mbetet në atë fushë. E di që është e rëndësishme çështja e sigurisë, e di se qytetarët evropianë ballafaqohen me çështje dhe probleme financiare, me probleme të sigurisë e me njerëz të ndryshëm, që vijnë në këtë kontinent, por a do të mbetet Evropa e njëjtë nëse largohet nga këto vlera? Mendoj se Austria, si një nga shtyllat kryesore të BE-së, së bashku me shtete të mëdha, siç janë Gjermania Franca e Italia, do të duhet të vazhdojnë të mbeten shtyllat kryesore të kultivimit të këtyre vlerave të larta njerëzore dhe humane.