Afrim Gashi: Fjalët që dalin nga goja lënë gjurmë

 

 

“Ka kaluar pak më shumë se një vit qëkur ne në një tubim po kaq madhështor u takuam në Kongresin tonë të Parë, ndërsa unë po me atë kënaqësi dhe admirim po ju flas përsëri, ndërkohë që kam përshtypje që kjo kohë ka kaluar më shpejt seç e pimë një kafe pa sheqer, duke na mbetur në gojë hidhëtia e pelinit të saj, gjithnjë të bindur se vetëm ai që e dallon pelinin, ia di shijen edhe mjaltit. Ajo gjuhë që nuk ka shije për pelinin dhe për mjaltin, është gjuhë që nuk përton edhe të përdorë fjalë që janë si pelini dhe që kurrë nuk mban llogari se fjalët që dalin nga goja mbeten gjurmë që më shumë flasin kundër nesh seç janë mirënjohje për ne.” ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.

E duke qenë kaq shumë të kujdesshëm për fjalën, sepse ju e dini se kjo botë erdhi pikërisht si rezultat i fjalës, dëshiroj sonte t’ju flas përsëri me fjalët më të sinqerta, me fjalët më të zgjedhura dhe me fjalët më të ëmbla”, shtoi ai.