Copy Code

Afrim Gashi flet për referendumin: T’i ruajmë vlerat universale të drejtësisë, barazisë dhe lirisë

 

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, foli për rëndësinë e momenteve historike nëpër të cilat po kalon vendi ynë pak para referendumit të 30 shtatorit. Kryetari i BESËS, Afrim Gashi tha se: ‘’ Referendumi i suksesshëm hap perspektiva të reja për vendin, shpresa jonë e vetme që t’i realizojmë parimet universale të njerëzve na ka mbetur të jetë integrimi në BE dhe NATO. Gashi më tej vazhdoi duke shtuar se: Detyrimisht anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE do të na jep neve shans dhe motiv që të jetojmë duke ruajtur vlerat dhe traditat tona dhe njëkohësisht t’i respektojmë vlerat universale të drejtësisë, barazisë dhe lirisë. Vlera dhe synimi jonë në jetë është që BE-në dhe NATO-n, t’i shohim si mjete për realizimin e qëllimeve tona, për të jetuar me vlera të larta njerëzore, ndërsa mos harroni se mbi gjitha më i rëndësishëm se të gjitha është dinjiteti njerëzor, mos të harrojmë se jemi të obliguar të luftojmë për dinjitetin njerëzor’’ përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi gjatë tubimit qendror të mbajtur në Pallatin e Kulturës në Gostivar.