Afrim Gashi: I kemi avancuar administratorët shqiptarë të Ministrisë së Kulturës

“Me punën tonë në Ministrinë e Kulturës ne arritëm të bëjmë avancimin e kuadrove shqiptare, që për vite të tëra ishin të diskriminuar dhe të anashkaluar nga pushtetet e kaluara”, deklaroi Kryetari i AlternAtivA, Afrim Gashi, në intervistën në Click Plus në TV 21 Maqedoni.
Ai tha se: “Kështu e kemi ndalur një diskriminim dhe kemi bërë një shërbim që ka qenë detyrim për ne ndaj administratorëve shqiptarë”.