Copy Code

Afrim Gashi: Identiteti mbrohet vetëm nëse ky shtet mbijeton dhe merr rrugën euro-atlantike

 

 

‘’ Këtu dua t’ju them se, edhe pse jam shumë dakord me ata shqiptarë që druajnë për identitetin shqiptar në Maqedoni, gjë që flet për dinjitetin dhe kujdesin që kanë ata për kombin tonë në Maqedoni, megjithatë – sipas nesh – ky identitet mund të mbrohet vetëm nëse ky shtet mbijeton dhe merr rrugën euro-atlantike. Prandaj, referendumi i 30 shtatorit është një mundësi e shkëlqyeshme që ne ta shpëtojmë veten nga rreziku i zhbërjes dhe ndikimet antishqiptare, aq më shumë që në skenë kemi plot forca që duan të na zmbrapsin në këtë rrugë’’, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, gjatë tubimit qendror të mbajtur në Gostivar.