Afrim Gashi: Jo premtime boshe dhe folklorizma

Kryetari i partisë politike “ Alternativa”, Afrim Gashi, i cili para aktivistëve në Tetovë, fjalimin e filloi duke thënë: “Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë dhe nuk do të jetë, por mos harroni kjo rrugë është e vetmja rrugë që sjell mirëqenie, stabilitet, siguri, por ne kemi vendosur që ta përkrahim konceptin që është anëtarësim në NATO dhe dhe BE”, tha Gashi.

Ai më tej vazhdoi duke theksuar se: “Patriotizmi më i lartë sot në Maqedoni është që një i ri të mos e braktis vatrën e tij. Nëse duam që të rinjtë mos të ikin nga vendi, nuk duhet të japim premtime boshe dhe të flasim folklorizma, sepse nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale, ne mbesim para bllokimit dhe izolimeve politike”, ka theksuar Gashi.

“Ne kemi zgjedhur një koncept që besojmë se është rruga e duhur që na integron në NATO dhe BE. Ne jemi të sinqertë me votuesin tonë, rruga jonë është përparimtare dhe me vizione europiane për vendin”, ka përfunduar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.