Afrim Gashi: Këtë vit mbi 35% e buxhetit të kulturës u është ndarë shqiptarëve

Kryetari i partisë Alternativa sonte ka qenë i ftuar në emisionin Studio e hapur në Tv Shenja. Temë diskutimi e këtij emisioni përpos zhvillimeve aktuale politike, kanë qenë edhe zhvillimet e fundit pas dorëheqjes së ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, për arsye shëndetësore. Duke i shpalosur para opinionit sukseset në Ministrinë e Kulturës, kryetari Afrim Gashi ka thënë si pasojë e përkushtimit tonë dhe të ministrit këtë vit për së pari herë shqiptarëve u janë ndarë mbi 35% të buxhetit të kulturës të paraparë për projekte për afirmimin e kulturës shqiptare.