Afrim Gashi: Lajmi i tragjedisë në rrugën Shkup-Tetovë i ka thyer zemrat tona

Lajmi i tragjedisë në rrugën Shkup-Tetovë i ka thyer zemrat tona dhe e ka ngrirë buzëqeshjen tonë.
Në këto çaste, kur na janë shterë fjalët, na mbeten vetëm lutjet: “O Zot, mëshiroji ata që kanë kaluar në amshim dhe jepju durim familjarëve dhe të afërmve të tyre”.
Lutjet tona sonte janë për shpirtat e viktimave dhe për shëndetin e atyre që janë lënduar në këtë aksident tragjik.

Afrim Gashi,
kryetar i Lëvizjes BESA