Afrim Gashi: Ministria e Kulturës asnjëherë nuk ka qenë më mirë e organizuar

 

Kryetari i partisë Alternativa sonte ka qenë i ftuar në emisionin Studio e hapur në Tv Shenja. Temë diskutimi e këtij emisioni kanë qenë zhvillimet aktuale politike, por edhe zhvillimet e fundit në kuadër të qeverisë. Duke folur për kontributin e ministrit Asaf Ademi dhe partisë Alternativa në kuadër të Ministrisë së Kulturës kryetari Gashi ka lënë të kuptohet si pasojë e menaxhimit të mirë dhe reformave është rritur shumë cilësia dhe është përmirësuar dukshëm organizimi i Ministrisë së Kulturës. Kryetari Gashi gjithashtu potencoi se gjatë qeverisjes së Alternativës me këtë ministri janë avancuar 22 shqiptarë pa i pyetur fare për përkatësinë e tyre partiake.