Afrim Gashi: Ndryshimi i emrit të shtetit dhe integrimi në NATO krijon perspektivë ekonomike

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi sonte ishte në intervistë në TV 21 Maqedoni me gazetarin Fatmir Aliu, ku – mes tjerash – ishte i pyetur edhe për atë se pse nuk ka vende pune, investime të huaja etj.
Përkitazi me këtë ai tha se: “Problemi i emrit të shtetit, që mbahej peng për shumë vite, ishte pengesë edhe për investime të huaja”
“Prandaj ne u bëmë pjesë e qeverisë, që të bëhet ky ndryshim i emrit dhe kështu të hapet perspektiva euro-atlantike dhe në atë mënyrë, të hapej edhe perspektiva ekonomike”, tha ai.