Afrim Gashi: Ne duhet të jemi më seriozë dhe të mos lëmë të na ndodhë fenomeni Ivanov

 

Sonte kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte mysafir në emisionin “Rruga drejt” të TV Alsat-M, ku u pyet edhe për mbështetjen që Alternativa ia jep Stevo Pendarovskit. Me këtë rast ai tha se: “Është hera e parë që ne kemi mundësinë që emrin e kandidatit për president ta propozojmë bashkërisht dhe jo vetëm të zgjedhim mes dy kandidatëve që na imponohen nga maqedonasit. Ky është dallim i madh dhe ne duhet të jemi më seriozë në zgjedhjen e presidentit, që të mos lëmë mundësi të na ndodhë fenomeni Ivanov”.