Afrim Gashi: Në kohën kur na u vu pengesa – ne e gjetëm Alternativën!

 

 

Kjo rrugë e re – që e synon cakun e njëjtë – tashmë e ka emrin AlternaAtivA. Është alternativë në kuptimin e një zgjidhjeje të re, e një rruge të re. Është AlternaAtivA, që i ruan 3 A-të e identitetit tonë ideologjik, që zbërthehen në tri maksimat Autokton, Autonom dhe Autenik, e që flasin se subjekti jonë mbështetet mbi vlera autoktone, se është ky subjekt me program dhe përfaqësim autentik dhe se është autonom në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave të veta.

Është alternativë edhe në kuptimin e fjalëve latine “alter” – diçka ndryshe dhe “nativa” – primordiale, indigjene, vendore, burimore, që përsëri na lidhet me autoktoninë tonë.

Është alternativë edhe sepse në të gjitha gjuhët dhe për të gjitha komunitetet, të cilët tashmë e kanë derën e hapur te ne, njihet si e tillë dhe nuk ka nevojë të përkthehet.

Dhe, është alternativë edhe si distancim nga emri që tashmë asocon dhimbjen dhe hidhëtinë.

Prandaj unë i përgëzoj kolegët e Kuvendit Qendror për vizionin e tyre, që – në kohën kur na u vu pengesa – ata e gjetën Alternativën. Urime! ‘’, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.