Afrim Gashi në takim me miqtë e tij kosovar – realizohet takimi me mikun e tij akademik Milazim Krasniqi

 

 

 

Ditë më parë kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, kishte realizuar një takim miqësor me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku. Përveç deputetit Lushtaku nga Kosova, kryetari i BESËS, Afrim Gashi gjithashtu ka realizuar takim miqësor me disa miq nga Kosova, ku në këtë takim miqësor, gjithashtu ishte edhe miku i tij i vjetër, akademik Milazim Krasniqi.

Milazim Krasniqi takimin me kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi e ka përshkruar me këto fjalë:

 

‘’ Biseda vëllazërore, solidarizim me angazhimet e bashkëkombasve tanë në Maqedoni, për një Maqedoni në NATO dhe në BE, e cila do ta ndihmonte edhe Kosovën në po të njëjtën rrugë. Sinqeriteti dhe vullneti i mirë mund të lexohen edhe në fytyrat tona. Nga e majta në të djathtë: Zeka, Mërgimi, Afrimi, unë, Gëzimi dhe Seadi. E tëra duket në harmoni edhe me pamjen futuriste të zyrës së Afrimit, kryetarit të Lëvizjes “Besa.”, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, shkrimtari Milazim Krasniqi.