Afrim Gashi: Partitë politike nuk janë ent i punësimit

Sonte në emisionin Click Plus në TV 21 Maqedoni ishte mysafir kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Me këtë rast ai u pyet edhe për punësimet në administratën e shtetit.
Përkitazi me këtë Gashi tha: “Duhet të harrohet përfundimisht tradita që partitë politike të jenë ent i punësimit”, shtoi ai.
“Partitë duhet të ndihmojnë të hapin vende pune e jo të bëhen ent i punësimit”, përsëriti ai.