Afrim Gashi për Kanal 5: Njerëz të vegjël me komplekse të mëdha u munduan ta pengojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese

 

 

 

*Intervista e plotë e kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, dhënë për  TV “Kanal 5”, disa ditë para se të votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend

 

Gjatë intervistës së dhënë nga kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, për TV “Kanal 5”, në pyetjen e gazetares se Kasami në periudhën e fundit shkon me amendamente dhe tani në fazën e tretë kanë njoftuar edhe për tre amendamente për ndryshimet kushtetuese, kryetari i Besës, Afrim Gashi, ka shtuar se kjo është diçka aq joserioze, saqë nuk do të doja të komentoja fare. Pas kësaj gazetarja e TV Kanal 5, në pyetjen e parashtruar më pas, se nga cili aspekt mendon ashtu, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i është përgjigjur kështu:

“Saktë nga ky aspekt. Përgjigjen e kësaj pyetje e thashë edhe më herët, se disa njerëz të vegjël me komplekse të mëdha tani duan ta shfrytëzojnë një situatë të ndjeshme për të drejtuar disa kërkesa të mëdha. Ne të gjithë e dimë se cilat janë kërkesat e shqiptarëve për të gjithë qytetarët në vend, prandaj është joserioze ajo që e bëjnë’’, ka përfunduar kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.