Afrim Gashi për TV Kanal 5: Maturia politike është tepër e rëndësishme në proceset historike për vendin, anëtarësimi në NATO hap i madh edhe për rajonin

 

 

*Intervista e plotë e kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhënë për  TV Kanal 5, disa ditë para se të votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend

 

 

Gjatë intervistës të dhënë nga kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, për TV Kanal 5, në pyetjen e gazetares për ndryshimet kushtetuese në Kuvend dhe tentimin e agjendave e caktuara për ta zhbllokuar këtë proces, kryetari i BESËS, Afrim Gashi i është përgjigjur kështu:

 

 

Afrim Gashi: Është e qartë se hyrja e Maqedonisë në NATO është një hap i madh për ne si vend dhe rajon, por edhe për fuqitë e mëdha. Ne e dimë shembullin e Malit të Zi, e dimë ndikimin e forcave më të mëdha në rajon dhe mendoj se duhet të mbetemi plotësisht të kujdesshëm që të mos lëmë asnjë hapësirë që forca të tjera të ndryshme të mund të krijojnë huti për ta dëmtuar këtë proces. Disa faktorë politikë te ne duan të abuzojnë ose ta përdorin këtë situatë për pikë politikë ose për ngritje të rejtingut partiak. Fatkeqësisht, ende si shoqëri dhe si elita politike nuk po arrijmë të kemi maturi politike kur gjendemi para proceseve të rëndësishme për shtetin dhe nuk po arrijmë që bashkërisht t’i ecim proceset e rëndësishme shtetërore’’, ka përfunduar kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.