Afrim Gashi për Zërin e Amerikës: Dëshmuam që dimë të qeverisim ndryshe

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka zhvilluar një intervistë për Zërin e Amerikës. Duke folur për kontributin e Alternativës në qeveri Gashi është shprehur se Alternativa po bëhet një alternativë serioze për shqiptarët në Maqedoni. Angazhohet për ngritjen e sistemit të vlerave në arsim, kulturë, në politikë dhe mendoj se puna jonë njëvjeçare në qeveri ka dëshmuar se ne dimë të qeverisim ndryshe. Sidomos për luftën kundër krimit dhe korrupsionit që e kemi bërë. Mendoj që ky është opsion i së ardhmes i shqiptarëve të Maqedonisë dhe unë si lider i kësaj partie natyrisht do të qëndroj dhe me gjithë fuqinë time do të luftoj që ta kem besimin e shqiptarëve. Dhe derisa ata më besojnë, unë jam i sigurt që do i shpiej drejt këtyre rrugëve.