Copy Code

Afrim Gashi: Referendumi është në interes të shqiptarëve dhe në përgjithësi të gjithë qytetarëve të Maqedonisë  

 

Sot u takuam me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, zotëri Bushatin, takimi ishte shumë i frytshëm miqësor. Ai më informoi për interesimin që Shqipëria ka për Maqedoninë dhe interesat shqiptare në Maqedoni. I treguam edhe ne për angazhimin e BESËS dhe në përgjithësi të Qeverisë për Referendumin për pozicionet tona, që është moment historik për shqiptarët’’, përfundoi Gashi pas takimit që realizoi me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati. Lidhur me referendumin, kreu i BESËS tha se ky rast nuk duhet të lëshohet dhe se i njejti është në interes të shqiptarëve dhe në përgjithësi të gjithë qytetarëve të Maqedonisë’’ përfundoi Gashi pas takimit që realizoi me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati./shenja.tv