Afrim Gashi: Sot ditë e rëndësishme me përmasa historike, hapëm një faqe të re për mirëqenien e qytetarëve

 

 

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ka shkruar:

 

Të dashur besatarë, seanca e sotme plenare nuk ishte një seancë dosido dhe prandaj nuk dua që ta trajtojmë si të tillë. Sot, kur ishim mbledhur që të flasim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ishim aty që ta hapin rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO. Mendoj se ky ishte momenti i pikërishëm me përmasa historike, i cili na ndërgjegjësoi për vendimin e rëndësishëm të cilin e morëm. Nuk është krejt njësoj fakti që ne i takojmë brezit të deputetëve dhe politikanëve që po i japim fund tranzicionit të mundimshëm dhe po hapim një faqe të re për mirëqenien e qytetarëve tanë.