Afrim Gashi: Synimi strategjik dhe historik i shqiptarëve është inkuadrimi në NATO

 

Në një intervistë dhënë për portalin INA, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pyetjes për kërkesat e ASH-së për 20% dhe emërtimit të përkatësisë etnike, kryetari i BESËS, Afrim Gashi i është përgjigjur kështu:

 

Gashi: Kërkesat e Aleancës për Shqiptarët janë legjitime dhe të drejta për një parti opozitare. Nuk gjen shqiptar që është kundër atyre kërkesave ose që nuk do të dëshironte të pranoheshin ato, por – siç ka thënë Sami Frashëri i madh – nuk ka fjalë më të keqe se fjala e mirë e thënë pa vend. Ne shqiptarët nuk guxojmë ta pengojmë procesin e inkuadrimit në NATO me asgjë. Neve na kanë kaluar lëshime më të mëdha edhe në vitin 2002, por edhe më vonë dhe ato janë bërë për karriera dhe përfitime të politikanëve, ndërsa sot kur duhet të realizohet ky synim strategjik e historik i shqiptarëve, të dalësh ta pengosh, më duket – thënë më butë – e pamenduar mirë. Gjithsesi secili e bart pjesën e tij të përgjegjësisë dhe për atë gjykohet nga votuesit dhe nga opinioni.